E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxhetorët, shpërblimi deri në 15 mijë lekë

Shpërblimi për punonjësit me paga të larta do të jetë 10 mijë lekë ndërsa për ato të ulëta 15 mijë lekë


Janë rreth 110 mijë punonjës buxhetorë që do të përfitojnë shpërblimin për festat e fundvitit


TIRANË - Festat e fundviti do të jenë më të vakëta këtë herë për familjet që mbahen me të ardhura nga pagat buxhetore. Qeveria miratoi dje masën e shpërblimit për të gjithë punonjësit e administratës, i cili do të jetë 10 mijë lekë për pagat e larta dhe 15 mijë lekë për pagat e ulta.


Ndryshe nga viti i shkuar, kur masa e shpërblimit variontë nga 10 mijë lekë deri në dy paga, shuma e ofruar për fundvitin 2009 pasqyron qartë vështirësitë që ka arka e shtetit në gjetjen e likuiditeteve.


Gjatë fjalës së tij në lidhje me këtë, Kryeministri Berisha theksoi se shuma e parave për të gëzuar çdo familje shqiptare në fund të vitit është mbledhur në kushtet kur janë hasur vështirësi për shkak të presioneve të krizës ekonomike por edhe nga rritja e pagave në fillim të muajit maj të cilën e ai e cilësoi si të parakohshme.


Berisha mohoi edhe një urdhër të Ministrisë së Financave drejtuar degëve të thesarit për të mos kryer asnjë pagesë rrogash për muajin dhjetor, një kopje e të cilit është publikuar së fundmi edhe në media. Sipas tij, nuk ka asnjë vonesë në shlyerjen e pagave të punonjësve të administratës.


Gjatë fundviti të shkuar, krahas shpërblimit punonjësit e administratës morën edhe pagën e dhjetorit por kjo nuk ka ndodhur këtë herë. Mosndjekjen e praktikës së viteve të shkuara, Berisha e ka justifikuar me respektimin e afateve ligjore në shpërndarjen e pagave për punonjësit.


"Dua të theksoj se nuk ka as edhe një zyrtar të vetëm të gjithë piramidës shtetërore të vendit që nuk ka marrë rrogën. Ky është një mashtrim i bazuar në gënjeshtrën. Shpërblimin për rrogat e ulëta të administratës do të jetë 150 mijë lekë dhe për rrogat e tjera do të jetë 100 mijë lekë.


Qeveria nuk ka bllokuar asnjë pagë, por qeveria ka pranuar të respektohen afatet ligjore në dhënien e pagave", - tha ai. Në të gjithë vendin janë rreth 107 mijë punonjës ata që do të përfitojnë një shpërblim nga 10 deri në 15 mijë lekë në varësi të pagës që marrin.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›