E Diel, 1 Nëntor 2026

"Buzderri", i jep gjeneralitetet gjykates

Gjykata e Krimeve te Renda i ka marre dje gjeneralitetet ushtarit te "Gaxhait", Sokol Sinomatit. Prokurori i ceshtjes i ka bere te ditur gjykates, qe nuk mund te mbrohet nga avokati i zgjedhur prej tij, pasi kete avokat e ka si mbrojtes i pandehuri Armando Sulejmani. Perfaqesuesi i akuzes i theksoi gjykates qe te dy si te pandehur, kane perplasje mes tyre dhe nuk mund te kene si mbrojtes te njejtin avokat. Vete te pandehurit e kane mohuar kete fakt para gjykates, duke shpjeguar se nuk kane perplasje mes tyre. Gjykata vendosi qe te shtyje procesin, per te vendosur mbi kerkesen e paraqitur nga prokurori. Sinomati u ekstradua nje jave me pare nga Italia. Ai akuzohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda, per disa vepra penale si "vrasje", "pjesemarrje ne banden kriminale", "armembajtje pa leje" etj. Disa jave me pare prokuroria i kerkoi gjykates, shpalljen fajtor dhe denimin e "Buzderrit', me burgim te perjetshem. Te njejten mase denimi akuza kerkoi edhe per te pandehurit e tjere, te cilesuar si anetare te "Bandes se Gaxhait". Ne seancen e radhes, pritet qe mbrojtja e te pandehurve t'i lexoje deklarimet perfundimtare, ndersa gjykata do te jape vendimin e saj perfundimtare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›