Gropa e rrezikshme ne Shales, nis shkarkimi i rezervuarit te Kashtes
Elbasan- Drejtoria e Kullimit te Ujerave fillon shkarkimin e 2,7 milione m3 uje nga rezervuari i Kashtes, ne Shales te Elbasanit. Vendimi u more nga specialistet dhe dikasteri perkates, sepse diga e rezervuarit ishte ne rrezik te shperthente per shkak te afrimit te shembjeve nga shpella e nendheshme e gropes karstike, te krijuar ne kete vend. Sipas inxhinier Ndricim Sinanaj, gropa karstike e Shalesit ishte aktive dhe asgje nuk mund te parashikohej. "Nese ajo do t'i afrohej rezervuarit, do te shperthente digen dhe uji do te permbyste tokat bujqesore dhe shtepite e fshatit", tha ai. Gropa karstike e Shalesit u krijua 20 dite me pare. Qe nga ajo kohe pusi i tmerrshem, ka qene aktiv dhe gllaberon gjithcka nga gryka e saj. Ne brendesi degjohen shembjet e tokes per shkak te tretjeve ne uje qe kane pesuar shtresat karstike. Krijimi i gropes ngjalli panik tek banoret e fshatit, te cilet lajmeruan menjehere pushtetin vendor. Komuna njoftoi Drejtorine e Kullimit te Ujerave, e cila nga ana e saj dergoi nje grup me specialiste. Nga matjet e kryera rezultoi se gropa karstike e Shalesit ka thellesi 50 m, me volum te perafert 20000 m3. Diametri i gropes eshte 21 metra dhe 55 m larg diges se liqenit. Matjet u kryen nje jave me pare, por shembja ka vazhduar dhe aktualisht permasat e saj jane me te medha. Gjendja u rendua nga dita ne dite, per shkak te shembjeve ne drejtim te diges.
Fatos Salliu
Fatos Salliu