Buzë kanalit të Butrintit vazhdon gjendja e "shtetrrethimit"
Tragjedia e Butrintit ndodhi sepse policia ka vendosur në zonë një regjim të rreptë për lëvizjet, gati të njëjtë me atë regjim që mbizotëronte përpara vitit 1991. Sot është e vështirë të shkosh në fshatrat kufitarë me Greqinë. Është ndoshta më e vështirë se në kohën kur për një udhëtim të tillë duheshin leje të posaçme. Të paktën në atë kohë dihej që duhej një leje dhe dihej ku sigurohej ajo. Sot, sidomos nëse je në moshë të re dhe kërkon të kalosh përtej kanalit të Butrintit, në drejtim të kufirit me Greqinë, ka shumë gjasa të kalosh ca orë të mira në Komisariatin e Sarandës, derisa "shefat" të binden që nuk ke ndërmend të shkelësh kufirin e të kalosh matanë, përtej asaj që ishte dhe mbetet "perde e hekurt". Ndryshimi i perdes së dikurshme, që ndante dy botë ideologjikisht të ndryshme, qëndron vetëm në faktin se ajo tashmë është lehtësisht e përshkueshme në drejtimin BE-Shqipëri dhe pothuajse e pakalueshme në drejtimin e kundërt.
Në emër plotësimit të kushteve për t‘u futur në Bashkimin Evropian, shteti shqiptar ka riaktivizuar disa mekanizma të kohës së Luftës së Ftohtë, duke mbajtur larg kufirit qytetarët e vet, që rrezikojnë të prishin humorin e fqinjëve evropianë. Italianët flenë më të qetë pas vendosjes së moratoriumit për mjetet lundruese, ndërsa për të qetësuar grekët duhen metoda të tjera, pasi kufiri tokësor është i gjatë dhe vështirësisht i kontrollueshëm. Për këtë arsye është riaktivizuar mekanizmi i vjetër i mbrojtjes së kufirit: zgjerimi i vijës së tij. Me Evropën që nuk njeh kufij, ne nuk na ndan sot një rrip i ngushtë toke, siç përfytyrohet dhe është normalisht kufiri shtetëror. Policia shqiptare ka krijuar një brez më të gjerë se 20 kilometra, ku çdo lëvizje mbahet nën kontroll.
Ekzistenca e këtij brezi i detyroi fatkeqët e së dielës së shkuar të hipnin në një varkë të pasigurt. Ekzistenca e këtij brezi mban në kushte shtetrrethimi banorët e fshatrave që ndodhen pranë kufirit.
Shëndëllia është fshati më i parë që vjen pas kalimit në anën tjetër të bregut të Kanalit të Butrintit. Ai nuk është më larg se 1 kilometër, pasi je hedhur matanë me të vetmen mënyrë, që është nga lundra detare. Ajo është një platformë druri, e cila ngrihet mbi disa trupa lundrues prej hekuri, të komanduar nga karukulla e kushineta.
Duke qenë fshati më tipik jo autokton, Shëndëllia, apo siç njihet ndryshe "fshati i mirditorëve", ka mbetur pa miq. Secili prej banorëve të këtij fshati, të krijuar nga ngulimet kryesisht të banorëve të ardhur nga fshatrat e Mirditës pas vitit 1995, tregon një histori, kur të afërm të familjeve të tyre nga larg, janë nisur të vizitojnë njerëzit e tyre në Shëndëlli, por kanë përfunduar në Komisariatin e Sarandës, pa u lejuar të përfundojnë si miq në njerëzit e këtij fshati.
"Me të kaluar lundrën, sidomos po të dëgjuan që flet dialektin verior dhe je moshë e re, trajtohesh si klandestin", shprehet Gaspër Marku, nga Shëndëllia.
Pjetër Përkeqi është prej atyre që rrugën Shëndëlli-Butrint e kthim bën pothuaj çdo ditë, pasi ai dhe familja e tij prodhimet artizanale, që realizon fshati, i ofrojnë për turistët në tregun e prodhimeve artizanale në Butrint. Ai nuk e quan normale që policia e kufirit ngre postblloqe që sa kalon lundrën e Butrintit dhe kërkon certifikata e pasaporta, si të jesh para sportelit të pikë-kalimit kufitar.
Që andej, nga bregu i lundrës përballë Butrintit, Qafëbota gjendet rreth 25 kilometra larg. Megjithëkëtë, patrulla nis shërbimin që atje dhe këmbë njeriu nuk bën dot asnjë metër më tej, në qoftë moshë e re. Për çdo kalimtar, që është moshë e re, nuk pinë ujë as emrat e familjarëve që kalimtari i dyshimtë mund të përmendë nga banorët e Shëndëllisë, ku mund të jetë nisur për të shkuar mik. Në sa e sa raste, tufa të rinjsh jo vetëm nuk janë lejuar të kalojnë, por janë shoqëruar në Komisariatin e policisë së Sarandës. Në sallën e pritjes janë detyruar të presin me orë të tëra për të dhënë shpjegime rreth udhëtimit të tyre përtej Butrintit. Deri në Butrint mund të shkosh pa u detyruar t‘i japësh llogari askujt se ku je duke shkuar, ndërsa "hetuesia" nis në metrin e parë sa del nga platforma e lundrës. Në disa raste është vendosur që "të kapurit" përtej lundrës e të kthyer në Sarandë të mbahen në komisariatin e qytetit kufitar deri në orën 22:00, kur niset autobusi i fundit i linjës Sarandë-Tiranë.
Shkurt, fshati Shëndëlli është "i ndaluar" dhe i privuar për të pritur miq edhe njerëz të afërm të familjeve që banojnë prej më shumë se dhjetë vitesh në të. Kjo ka qenë një nga ankesat e shumta të banorëve të këtij fshati, të cilët dy vjet më parë dolën në protestë dhe u përballën me policinë, kur bllokuan rrugën nacionale në hyrje të fshatit të tyre. Por, edhe pas kësaj, regjimi i kontrollit të rreptë policor dhe i kthimit mbrapsht edhe të mysafirëve si klandestinë, ka vijuar.
Madje, kontrolli i patrullës së policisë kufitare vazhdon të jetë "në krye të detyrës" edhe pas tragjedisë së ndodhur në Butrint më 19 tetor, me pesë viktima dhe 23 të mbijetuar. Edhe pse është konfirmuar se rrëmbimi i varkës së tragjedisë nga trafikuesit e klandestinëve u gjet si zgjidhje e nxitur nga prania e patrullës kufitare përtej lundrës së Butrintit, në anë tjetër të bregut dhe si nevojë për ta shmangur kontrollin e saj. Nga komunikimi ditën e djeshme me Ilir Gjoçin, shef i Komisariatit të Kufirit në Sarandë, na u konfirmua se jo vetëm që patrulla kufitare vazhdon të jetë në detyrë, por "ajo është përforcuar edhe më shumë dhe duke u kombinuar me palën greke".
Krahasimi
Sa ngjajnë masat e sotme të policisë me rregullat që ekzistonin përpara vitit 1991
Rikthimi i kloneve të kohës së diktaturës
Shërbimet nga patrulla kufitare në brendësi të tokës, të paktën 25 km larg pikë-kalimit kufitar të Qafëbotës, të kujton klonet dhe njësitet kufitare të kohës së diktaturës, kur nuk guxoje të bëje çap jashtë kontrollit.
I vetmi ndryshim me atë kohë është se tani nuk të dalin përpara, të të ndalin e të të kërkojnë letërnjoftimin edhe grupet e "Pionierëve të Enverit" si dikur, por vetëm njerëz me uniformën e kufitarit.
Banorët e zonës së quajtur kufitare, që niste nga Ksamili e mbaronte në Vërvë të Konispolit, edhe në pasaportat "e vogla" kishin stampën "zonë kufitare". Ndërsa gjithë të tjerët, qofshin edhe nga qyteti i Sarandës e deri nga fshati i Çukës, më i afërti me Ksamilin, nuk mund të hynin në zonën "kufi" pa u pajisur më parë me leje të posaçme kufitare. Ajo lëshohej nga një seksion i posaçëm në ish-degën e brendshme të Sarandës, pas një kërkese që bëhej me shkrim nga qytetari dhe nëpunësi, ku thuhej shprehimisht edhe arsyeja se për se kërkonte të shkonte në një prej fshatrave të zonës kufitare. Motivet mund të ishin: "për punë" ose "për miqësi".
Kontrolli i parë i këtyre lejeve me numër serie, që shoqëroheshin dhe ishin të vlefshme me letërnjoftimin personal, bëhej në postbllokun e vendit të quajtur Manastiri, atje ku sot gjendet plazhi i parë publik në segmentin Sarandë-Ksamil. Autobusët e numëruar që kalonin, përfshi edhe ato me turistë të huaj, apo veturat e kamionët, ndaloheshin dhe udhëtarët e tyre i nënshtroheshin kontrollit të imët të dokumentacionit, ku më e rëndësishmja ishte leja kufitare.
Një postbllok i dytë ishte ai i bërë pas kapërcimit të lundrës dhe mund të të qëllonte që gjatë udhëtimit për në Mursi të kontrolloheshe nga 4-5 skalione. Majat e maleve që rrethonin fshatrat e zonës Vrinë e Konispol kishin edhe një rrethim tjetër, që ishin kilometrat e telit të klonit, i cili në dhjetë vitet e fundit të diktaturës ishte edhe "i elektrifikuar", që do të thotë jo se ishte e ndriçuar, por se në të kalonte rrymë elektrike, që garantonte karbonizimin jo vetëm të shkelësve të kufirit, kur ata ishin njerëz, por edhe për kafshët e egra, që nuk ishin të pakta.
Të paktën 10 km ishte rrethimi me këtë lloj kloni prej majave të fshatit Vrinë, 2 km larg Butrintit deri në fshatin Çiflik. Me 10 km të tjera llogaritet të ketë qenë vijimi i klonit kufitar prej Çiflikut deri në Kataeo. Si gurë kilometrikë të rrethimit me tela me gjemba e me rrymë elektrike, që "kthente në hi çdo thyes të kufirit të Republikës", ngriheshin piramidat famëkeqe, ku shërbenin kufitarë "syshqiponjë" me automatikun me fishek në gojë, që shkelësit e kufirit, ata që guxonin "të tradhtonin atdheun" u derdhnin plumb në gojë, apo i kthenin në kërma.
Kloni
Si realizohej mbrojtja e kufirit
20 kilometra klon kufitar shtrihej nga malet e Vrinës deri në Kataeto
Nëpër telat e rrethimit kufitar kalonte rrymë elektrike, që karbonizonte njerëz dhe kafshë që e preknin atë
Letërnjoftimet e banorëve nga Ksamili deri në Konispol, mbanin vulën "zonë kufitare", njësoj si ajo e gjendjes civile pas kurorëzimit
Çdo shtetas, qofshin edhe nëpunës të shtetit, nuk mund të hynin në Ksamil e deri në Konispol pa marrë më parë një leje kufitare në ish-degën e brendshme të Sarandës.
Deklarohej edhe arsyeja e udhëtimit: për arsye pune, apo miqësi.
Kontrolli i parë bëhej nga kufitarë apo oficerë të kufirit në vendin e quajtur Manastir, 6 km para hyrjes në Ksamil
Deri në 6 postblloqe kufitare kontrollonin këdo që udhëtonte për në Konispol, përveç që letërnjoftimi e të dhëna të tjera kërkoheshin edhe nga njësitet e "Pionierëve të Enverit"