"Gropa" e qeverisë, 200 milionë USD
Qeveria e drejtuar nga Sali Berisha nuk e ka realizuar si duhet planin e të ardhurave dhe shpenzimeve, duke krijuar një boshllëk financiar për rritjen ekonomike të vendit. Nëse të ardhurat në total rezultojnë mangët rreth 45 milionë dollarë, kjo si rrjedhojë e rënies së aftësisë paguese të bizneseve, nga ana tjetër vërehet një rezultat tepër negativ në kryerjen e investimeve publike, që ndërsa i bashkojmë me shpenzimet e tjera, tregojnë një mosrealizim në nivel rreth 155 milionë dollarë. Të dhënat më të fundit u referohen "treguesve fiskalë të buxhetit të konsoliduar 2008", publikuar dje nga Ministria e Financave për periudhën janar-shtator. Për sa u takon investimeve direkte publike kemi 100 milionë dollarë më pak realizime, ndërsa vërtetohet për të disatën herë që çdo para e buxhetit po shkon për financimin e rrugës Durrës-Kukës. Aksi rrugor u ka "rrëmbyer" financave të shtetit shqiptar rreth 220 milionë dollarë, nga 500 milionë në total të akorduara për projekte të ndryshme. Ashtu si në periudhat e kaluara, pushteti lokal vazhdon të ketë probleme, si me realizimin e investimeve, ashtu dhe me mbledhjen e taksave, duke rrezikuar parametrat e buxhetit të ardhshëm.
Të ardhurat
Në total të ardhurat janë realizuar në masën 98 për qind, ose 45 milionë dollarë më pak se plani i fillimvitit, ndërsa si plan vjetor janë realizuar në masën e më pak se 70 për qind. Tatimet dhe doganat nuk e kanë realizuar planin e vendosur nga Ministria e Financave (rishikuar me buxhetin suplementar), duke i shkaktuar buxhetit të shtetit minus 10 milionë dollarë, ndërsa të ardhura tatimore në total janë realizuar 98 për qind, ose 40 milionë dollarë më pak. Përveç Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe Tatimit mbi të Ardhurat Personale (TAP), përkatësisht 101 dhe 103 për qind, taksat e tjera nuk e kalojnë pragun e 97 përqindëshit, ku më dobët paraqitet akciza, me 94 për qind, ose 7 milionë dollarë më pak për arkën e shtetit. Si plan vjetor, të ardhurat kanë një nivel mesatar prej 70 për qind, ndërsa për të gjithë vitin është parashikuar të mblidhen rreth 3.1 miliardë dollarë.
Shpenzimet
Qeveria paraqet tregues negativë dhe në aspektin e kryerjes së shpenzimeve, ku në plan të parë duket mosrealizimi i investimeve publike në masën e 100 milionë dollarëve. Në total shpenzimet kanë prekur nivelin e 93 për qind, ose rreth 155 milionë dollarë më pak se plani i fillimvitit të hartuar nga Ministria e Financave dhe i rishikuar me buxhetin suplementar (qershor 2008). Konkretisht, shpenzimet kapitale ose investimet në punë të ndryshme publike kanë prekur nivelin e rreth 83 përqindëshit, duke mos realizuar më shumë se 100 milionë dollarë. Pra, e gjithë administrata shtetërorë ka shpenzuar për projekte të ndryshme infrastrukturore rreth 500 milionë dollarë, ndërkohë, kur i kanë mbetur dhe më pak se tre muaj nga mbyllja e vitit buxhetor, duhet të shpenzojë edhe 500 milionë dollarë të tjerë. Treguesi i fundit paraqet një rrezik serioz për rritjen e inflacionit, pra të rritjes së çmimeve në dy muajt e fundit të vitit. Të ndara nga investimet me financim të huaj, projektet me fonde nga arka e shtetit kanë thithur rreth 75 për qind të fondeve si 9-mujor dhe 40 për qind si plan vjetor. Më mirë duken investimet me financim të huaj, të cilat për periudhën janar-shtator 2008 kanë prekur nivelin e 90 përqindëshit. Në arritjen e kësaj mase, që në plan të parë duket pozitive, më së shumti ka ndikuar kredia e marrë për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, ose më saktë e Rrëshen-Kalimash. Konkretisht, nga 280 milionë dollarë fonde prej burimeve të huaja, afro 210 milionë dollarë kanë shërbyer për Durrës-Kukës, ndërsa nga fondet e veta qeveria ka dhënë vetëm 20 milionë dollarë.
Të tjera
Deficiti buxhetor në periudhën janar-shtator 2008 arriti vlerën e mbi 100 milionë dollarëve (masa e financimit). Bie në sy niveli i borxhit që qeveria ka siguruar nga bankat e nivelit të dytë, që si 9-mujor ka kapërcyer me 80 për qind mbi planin, ose rreth 200 milionë dollarë (vetëm nga "Alpha Bank" janë marrë rreth 160 milionë dollarë kredi për Rrëshen-Kalimashin).