I jepet lamtumira viktimës së fundit të tragjedisë së Butrintit
Ndriçim Myftari, 18 vjeç, viktima e pestë e tragjedisë së Butrintit, është transportuar dje paradite nga morgu i Spitalit të Sarandës drejt familjes së tij në fshatin Imsh, të Komunës Bubullimë, të Rrethit të Lushnjës. Të afërmit e Ndriçimit, të cilët shpresonin për një kalim të tij të kufirit mbrëmjen e së dielës janë përballur me lajmin e kobshëm ditën e enjte, kur palombarët gjetën trupin e tij të pajetë. Në fakt morti në familjen e varfër ishte paralajmëruar që të dielën në mbrëmje, kur u mësua se djali mungonte në apel.
Ceremonia e varrimit të viktimës së pestë të tragjedisë së radhës me emigrantë është zhvilluar në mesditën e djeshme. Në të merrnin pjesë familjarë, të afërm, të njohur të familjes. Në funeral morën pjesë edhe dy bashkëmoshatarët e 18-vjeçarit, të cilët mbijetuan pas përmbysjes së varkës në kanalin e Butrintit dhe që pas kthimit të tyre në fshat dhanë shpresa të qarta se Ndriçimi kishte mundur të kalonte kanalin me not. Dy bashkëmoshatarët qanin dhe të përlotur janë betuar për të mos tentuar më largimin nga Shqipëria në rrugë të paligjshme. Ndërkohë, të afërmit e viktimës kanë kërkuar dënim maksimal të varkëtarit dhe të trafikantëve, që çuan në këtë rrugë të rrezikshme shumë djem të rinj, që shpresonin për një jetë më të mirë. Të afërmit e viktimës kanë akuzuar qeverinë, si shkaktare të tragjedive të tilla, duke thënë se "trafikantët shumë shpejt do të dalin nga burgu, kurse shteti nuk hap vende pune dhe për pasojë shkakton varre të pafundme emigrantësh". Djali i madh i familjes Myftari, Ndriçimi, ishte nisur drejt Greqisë, me shpresën për të ndihmuar ekonomikisht familjen. Ai kishte marrë nga shtëpia vetëm 50 mijë lekë, për të paguar trafikantët. Kujtimi i fundit i babait të Ndriçimit, Yllit, është telefonata e kryer rreth orës 18:30 minuta të së dielës, kur djali i kishte thënë se në orët e vona të natës do të kalonte kufirin.