E Diel, 1 Nëntor 2026

Buzhala: PDK duhet të merr përgjegjësinë

(E plotësuar) Deputeti nga radhët e PDK-së, në Kuvendin e Kosovës, akuzoi partitë e koalicionit qeverisës, prej nga vjen edhe vet, se nuk po merret seriozisht me problemin e shëndetësisë qe e ka kapluar Kosovën.
Ai ka akuzuar të gjitha partitë të cilat kanë qeverisur Kosovën qe nga paslufta, duke përfshirë edhe partitë aktuale PDK, e cila aktualisht Qeverisë me vendin.

“Gjendja në shëndetësi është e mjerueshme. Pacientët e Kosovës trajtohen me mjetet më primitive, ku njerëzit vdesin për shkak të mos trajtimit adekuat, në mungesë të ilaçeve dhe nga kushtet e vështira. Ky sistem duhet të shkundët, të krijohet një sistem i ri, i cili merret më pak me retorikët boshe, e më shumë me planet dhe veprimet konkrete’, theksoi Buzhala, duke shtuar se gjendja në QKUK, vazhdon të mbetet alarmante dhe tepër shqetësuese. Politika e dështuara nga të gjitha qeveritë kanë treguar qëndrime të papërgjegjshme ndaj sistemit më vital në vend, siç është shëndetësia, duke shtuar se të gjitha qeveritë, që nga paslufta, sistemin shëndetësor e kishin lënë në duart e partive të vogla të bllokut pozitar.

Buzhala theksoi se Kosovës po i ofrohen shërbime sikur në kohë lufte. Ai tha se korrupsioni dhe papërgjegjësia po rrënojnë çdo vlerë njerëzore të qytetarëve të Kosovës, të cilët për nevoja të trajtimit shëndetësor duhet të kërkojnë ndihmë në Shkup, Tiranë, por edhe në Beograd e gjetiu.

--------------

Deputeti nga radhët e PDK-së, Halit Krasniqi është ndjerë i prekur nga deklaratat e akademikut Rexhep Qosja, i cili në një intervistë për mediet shqiptare pati thënë se “ndihem keq kur i’a zgjati dorën deputetëve”.

“Jam ndjerë shumë i prekur, shumë i indinjuar nga deklaratat e akademikut Rexhep Qosja, kur tha se më vjen turp një deputeti të Kosovës t’i jap dorën”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka demantuar Qosjën, duke thënë se nuk është e vërtetë se deputetët marrin nga 250 euro edhe atëherë kur ata nuk marrin pjesë në seanca.

Ai ka kërkuar nga Sekretaria e Kuvendit që të qartësojë pagesën e mëditjeve për opinionin publik pasi që sipas tij është krijuar konfuzitet në këtë pikë./Indeksonline/

------------------

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës në interpelancë është ftuar Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, lidhur me gjendjen në shëndetësinë e Kosovës, me kërkesën e deputetes Time Kadrijaj, e mbështetur edhe nga 9 deputetë të tjerë.

Në vazhdim të seancës do të procedohet për herë të parë Projektligji për tregun e naftës dhe produkteve të naftës në Kosovë, kurse për herë të dytë do të shqyrtohen: Projektligj për administrimin e punës në zyrë, dhe Projektligji për provimin e jurisprudencës.

Po ashtu sot do të provohet të zgjidhet (hera e tretë me radhë) nënkryetari nga radha e komuniteteve të tjera joshumicë dhe joserbe, si dhe do të zgjidhet anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore.

Si rëndom, në seancat e rregullta plenare të Kuvendit, në fillim do të procedohet me deklarime jashtë rendit të ditës dhe me pyetje parlamentare./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›