E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet me thikë 19 vjeçari

Një djalë i ri ka mbetur i vrarë në Fushë Krujë pas një sherri të ndodhur gjatë natës së lënë pas.

Sipas të dhënave paraprake siç raporton noa.al, viktima i moshës 19 vjeçare është vrarë me thikë gjatë natës së lënë pas ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Borizanë, ku pas një sherri mes dy të rinjve, njëri prej tyre ka rrëmbyer një thikë dhe ka qëlluar viktimën duke i shkaktuar vdekjen. Nga ana e policisë thuhet se viktima është identifikuar si Florian Kadiu.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur menjëherë pas ndeshjes Real Madrid-Dortmund, ndërsa mendohet se dy të rinjtë janë konfliktuar për baste sportive.

Aktualisht nga ana e uniformave blu është bërë shpallja në kërkim e autorit të ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet intensive për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›