Simiq: SHBA vendos për Kosovën

Refuzimi nga Prishtina që të pranojë kompetenca të bashkësisë së komunave serbe është dëshmi se SHBA dhe jo BE do të marrë vendimin përfundimtar, citon RTS Predrag Simiqin, një analist politik serb.
Sipas tij, praktika e deritashme dëshmon se “në Europë diçka nisë, kurse në Uashington përfundon”.
“Refuzimi me kokëfortësi i bashkësisë së komunave serbe është argument se pas Prishtinës qëndron Amerika. Kemi dëgjuar këto ditë se që të dy palët i janë drejtuar Amerikës për ndihmë dhe ajo do ta ketë fjalën e fundit. Në Prishtinë nuk ekziston asnjë bust personalitetesh domethënëse evropiane”, është shprehur Simiq./Indeksonline/