E Shtunë, 31 Tetor 2026

By Pass-i i Fierit, debate në komisionin e veprimtarisë prodhuese

Marrja e kredisë për ndërtimin e By PASS-it të Fierit shkakton përplasje mes opozitës dhe mazhorancës në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Sipas deputetit Besnik Bare marrja e kredisë prej 35 milion eurosh nga Banka Qendrore Europiane do të rrisë nivelin e borxhit publik në vend.
 

Zv.ministri i Punëve Publike dhe Transporteve Ernest Noka ndërkohë shpjegoi se në kohë krize ekonomike marrja e kredive është e vetmja mënyrë për të realizuar projekte.
 

Ndërkohë kryetari i komisionit të Veprimtarisë Prodhuese deklaroi se marrja e kredive do të realizohet deri në momentin që nuk kalohet kufiri i borxhit mbi 60 % te GDP.
 

By Passi i Fierit do te jete 22 kilometra dhe do të ketë 4 korsi dhe pritet të përfundoje në vitin 2014. Miratimi i marrëveshjes me BEI u shty për në mbledhjen tjetër të komisionit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›