E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Ministria e Mbrojtjes të lejojë kontrollin parlamentar

Socialistët paralajmërojnë betejë të ashpër në Kuvend lidhur me hetimin e akuzave të ngritura ndaj Ministrisë së Mbrotjes dhe Arbeni Imamit.

Deputeti Pirro Lutaj në një intnervistë për Ora News këmbëngul në ligjshmërinë e komisionit parlamentar për të mbikqyrur punën e këtij intitucioni dhe riapelon kryetaren e kuvendit Topalli të reagojë për pengesën me të cilën janë përballuar deri tani socialistët.

Duke u ndalur tek një tjetër çështje e nxehtë, siç janë negociatat me Greqinë për kufijtë detare, deputeti Lutaj thotë se PS-ja nuk do rresht së kërkuari transparence.

E hëna shënon nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe hetimi i ministrisë së mbrojtjes është nha nga çështje e lëna pezull e që pritet të sjellë mjaft debate mes palëve politikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›