E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri:PS do mundë krimi pas 10 muajsh kur të vijë në pushtet

Partia Socialiste ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e ministrit të brendshëm Flamur Noka për situatën nga zjarret dhe akuzat e tij drejtuar opozitës se po bën politikë me këtë fatkeqësi.
 

Në një prononcim për mediat, deputeti i PS-së Sajmir Tahiri theksoi se e vetmja llogjikë që i ka mbetur pushtetit është të fajësojë opozitën për gjithçka.
 

“Falenderoj ministrin Noka për mesazhin e solidaritetit por Kryeministri s`ka thënë asnjë fjalë për të gjitha hektarët që janë shkrumbuar. Kryeministri s`ka folur as edhe një fjalë për krimet dhe kriminelët. Shqiptarët kanë sy të shikojnë zjarret dhe kanësy e veshë të dëgjojnë për krimet dhe për këtë fajin nuk e ka opozita” tha Tahiri.
 

Sipas Tahirit, PS-ja do ti luftojë kriminelët pas 10 muajsh kur të vij në pushtet por deri atëherë do të luftojë ta mund këtë qeveri.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›