E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bye-bye, England! Europa ecën edhe pa ju përpara

Share

Nga D.Hoeren, BILD

Sapo kishte kaluar ora 5 e mëngjesit të së premtes. Në Bruksel kishin nisur lëvizjet e para drejt vendeve të punës, kur kryeministri britanik David Cameron u nda nga Europa. Ju uroj gjithë të mirat.

Bye, bye, England!

Dhjetë orë u përpoqën kancelaria gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy për të bindur 27 vendet anëtare të BE për planet e tyre për shpëtimin e euros. Por në fund të maratonës Mister No nuk ndryshoi qëndrimin e tij: të drejta të veçanta për ishullin e tij dhe tregun financiar londinez. Cameron: Ne nuk do e dorëzojmë kurrë sovranitetin tonë.

Tani shtetet e BE do ecin përpara pa anglezët, deri në mars duan të nënshkruan kontratën e veçantë për stabilizimin e euros.

BILD u përgjigjet pyetjeve më të rëndësishme.

A i përkasin tani britanikët BE-së?

Po. Ata janë akoma anëtarë të BE, do marrin pjesë në samitet e mëtejshme. Vetëm kur të diskutohet për çështjen e euros, Cameron duhet të lërë tavolinën.

Çfarë parashikon kontrata e re?

Ajo detyron shtetet e BE për një kontroll më strikt të buxheteve. Të gjitha duhet të frenojnë borxhet e tyre sipas shembullit gjerman. Ata që kanë borxhe të larta, duhet të marrin masa drastike kursimesh, ose rrezikojnë ndëshkime automatike.

Çfarë ka ndodhur me mekanizmin e shpëtimit?

E ashtuquajtura ombrellë e shpëtimit do të hyjë në fuqi në korrik të vitit tjetër- një vit më përpara planifikimit. Gjermanët do paguajnë shtesë në vitin 2012- 4.3 miliard euro si dorë e parë (në total do paguajë 22 miliard euro).

A do paguajmë sërish?

Po, shtetet e eurozonës duan të marrin nga Fondi Monetar Ndërkombëtar deri në 200 miliard euro kredi, për të ndihmuar vendet me borxhe.

A ka shpëtuar euro?

Tregjet kanë reaguar pozitivisht, DAX u rrit me 2.5 përqind. Por nëse bashkimi ia vlejti do të shihet fillimisht vitin tjetër kur vendet me borxhe të kërkojnë sërish miliarda euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›