E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama promovon Kurban-in në Tepelenë

Share

Rama ne promovimin e librit ne Tepelene

Kreu i PS-së, Edi Rama, është ndalur këtë radhë në qytetin e vogël të Tepelenës, për të promovuar librin e tij Kurban.

Në një takim me banorë të qytetit, kreu socialist ka shpjeguar faktorët që e nxitën të shkruante librin.

Ndër të tjera Rama tha se libri adreson problemet e vendit dhe jep kontribut për zgjidhje. Sipas tij Kurbani nuk është libër me kujtime por një libër për të ardhmen.

Reflektimi në libër është një pasqyrë për të parë të ardhmen. Ky libër nuk është për Tiranën por për të gjithë Shqipërinë. Qytetet kanë nevojë për plane konkrete zhvillimi pasi po treten vlerat sociale, historike dhe turistike. Duam të ndërtojmë një Shqipëri të re demokratike ka theksuar Rama.

Pas fjalës, Rama ka dhëne edhe autografe në librat për të pranishmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›