E Diel, 1 Nëntor 2026

Presioni i prindërve, 16-vjeçarja italiane vendos të abortojë fëmijën e të dashurit shqiptar

Share

16-vjeçarja italiane e quajtur Sara, e cila u bë lajm i rëndësishëm në Itali, për shkak se prindërit i ishin drejtuar gjykatës për ta detyruar të abortojë, pas një shtatzanëie me të dashurin e saj shqiptar, ka vendosur që të abortojë.

Mediat italiane flasin se ajo është bindur dhe ka pranuar që të abortojë me vullnet të lirë edhe pse më parë kishte kundërshtuar, pasi dëshironte shumë ta mbante fëmijën.

Në vendimin e saj mendohet që të ketë ndikuar presioni i prindërve, të cilët ishin kundër fëmijës jo vetëm se vajza e tyre është e vogël, por edhe pse janë kundër të dashurit të saj shqiptar, të cilin e konsiderojnë të dhunshëm.

Prindërit e vajzës thonë se e kanë parë vajzën disa herë të qajë, pasi është keqtrajtuar nga ai. Madje, sipas tyre 18-vjeçari shqiptar është shumë xheloz, aq sa i kontrollon telefonin të dashurës së vet dhe në shumë raste nuk e lejon atë që të flasë me miqtë e vet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›