E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani: Bode të shpërblejë pensionistët me paratë e fondit për prishjen e Piramidës

Share

Deputeti socialist, Andis Harasani, duke folur për vendimin e qeverisë që mos të dëmshpërblejë pensionistët për festat e këtij fundviti, ka thënë se ministry Bode do të bënte mirë që të merrte fondin e prishjes së Piramidës, për të shpërblyer pensionistët.

Podëgjoja ministrin Bode, i cili theksoi se nuk ka fonde buxheti i shtetit për shpërblim për pensionistet për vit të ri. Ja ti japim një ide të gjithë bashkë. Të heqi fondin për 5 milionë dollarësh për të prishur piramidën dhe me këtë fond të paguajë nga 5,000 leke 100,000 pensionistë.- shkruan Andis Harasani në Facebook.

Propozimi I Harasanit është mbështetur edhe nga Rama, që është shprehur se  Jam dakord me Andisin: Me 5 milionë dollarë u japim 100 mijë pensionisteve 5 mijë lekë për Vitin e Ri dhe nuk shkaterrojmë piramidën!

Qeveria ka vendosur që mos të shpërblejë pensionistët këtë vit, ndërkohë që ka shpërblyer gjithë ministrant dhe depetetët, të cilët madje e kanë marrë para kohe shpërblimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›