E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenerali amerikan paralajmëron trazira në Europë

Share

Një nga komandantët ushtarakë kryesorë në Shtetet e Bashkuara, gjeneral Martin Dempsey, tha se është i shqetësuar në lidhje me potencialin për trazira civile në Europë si pasojë e krizës financiare.

Dempsey tha se është e paqartë nëse hapat e fundit të ndërmarrë nga liderët e BE janë të mjaftueshëm për ta mbajtur eurozonën të bashkuar, duke shtuar se një ndarje do kishte pasoja për Pentagonn.

BBC njofton se Dempsey i bëri deklaratat gjatë një takimi të organizuar nga Këshilli i Atlantikut. Më përpara Dempsey ka shërbyer si Shef Shtabi i Ushtrisë dhe si gjeneral në Irak.

Ai tha se trupat amerikane mund të ekspozohen ndaj këtyre trazirave. SHBA ka më shumë se 80 mijë trupa dhe 20 punonjës civilë në Europë, shumica në Gjermani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›