E Diel, 1 Nëntor 2026

Larter në Evropë, për ta fshehur shtatzëninë

Aktorja Ali Larter, e cila është duke e pritur fëmijën e parë, ka ikur nga Los Angeles për në Evropë, sepse nuk është e gatshme ta ndaj lumturinë me mediet.

Aktorja, e cila javën e kaluar, së bashku me burrin e saj Hayes MaCarthur, deklaruan se do të bëhen prindër për herë të parë, janë shumë të emocionuar me lajmin, por dëshirojnë që fazat e para të shtatzënisë t’i kalojnë në intimitet.

“Ne jemi shumë të lumtur që do bëhemi prindër, por nuk jemi të gatshëm ta ndajmë edhe me mediet, prandaj ne do të largohemi nga vendi për ca kohë”, është shprehur Larter.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›