E Shtunë, 31 Tetor 2026

Byhler Kushte per kalimin e kompetencave

Komandanti i trupave të KFOR-it, Erhard Byhler është shprehur i kënaqur me situatën e sigurisë në Kosovë.

Sipas tij, situata është gjithnjë e më e mirë dhe angazhimi i trupave paqeruajtëse po garanton një ambient të qetë.

“Bazuar në arritjet e deritanishme, nga dita në ditë po krijohen kushte sigurie dhe besueshmërie për të kaluar me ngadalë përgjegjësitë tek institucionet vendore”, ka deklaruar Byhler.

Gjenerali gjerman ka vlerësuar me nota pozitive edhe bashkëpunimin e KFOR-it me EULEX-in dhe me krerët e Policisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›