E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marty Pacolli Duhet reagim i organizuar

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli ka deklaruar se akuzat e raportuesit të KiE, Dick Marty ndaj UCK-së janë vazhdimi i atyre të ngritura në librin e ish-kryeprokurores Carla del Ponte.

Pacolli ka theksuar se që kur Del Ponte publikoi librin e saj, ai kërkoi një hetim dhe një reagim të organizuar, por që nuk gjeti mbështetje nga qeveria kosovare.

“Thaci tha se ai ishte vetëm një libër, i cili nuk kishte asnjë domethënie. Gjithashtu, përkrahje nuk gjeta as tek kreu i OVL-së”, ka pohuar Pacolli.

Ai ka shtuar se raporti i Marty është vazhdimi i shpifjeve të nisura nga ish-kryeprokurorja e Hagës dhe ka bërë thirrje për një reagim të organizuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›