E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori USA akuze ish-krereve te UCK-se

Prokurori amerikan i EULEX-it, Robert Dean ka ngritur një aktakuzë për krime lufte ndaj dy ish-eksponentëve të njohur të UCK-së, Sabit Geci dhe Riza Alia.

Sipas aktakuzës, e cila citohet nga agjencia e lajmeve “AFP”, Geci dhe Alia i kanë kryer krimet ndaj civilëve në dy baza të UCK-së në Shqipëri, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

“Këto kampe thuhej se shërbenin për logjistikë dhe trajnime, por dy të akuzuarit i përdornin edhe për të mbajtur civilët dhe personat që nuk merrnin pjesë në luftë”, thuhet në aktakuzë.

Ende nuk dihet se kur do të fillojë gjykimi ndaj Gecit dhe Aliajt, të arrestuar në maj dhe në qershor të vitit të kaluar.

Akuza në fjalë vjen në një moment kur Kosova po përballet me raportin e Dick Marty, i cili akuzon lidershipin e UCK-së për trafik organesh njerëzore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›