E Diel, 1 Nëntor 2026

Bylis - Partizani 1-0, anulohet gol per te kuqteBylisi fitoi me Partizanin 1-0, falë golit të Roland Nënajt në minutën e 10-të, por të kuqve iu mohua një gol, i konsideruar i rregullt nga stafi i kuq, por jo i tillë nga anësori Maloku, çka soll

Bylisi fitoi me Partizanin 1-0, falë golit të Roland Nënajt në minutën e 10-të, por të kuqve iu mohua një gol, i konsideruar i rregullt nga stafi i kuq, por jo i tillë nga anësori Maloku, çka solli edhe tension në fushë. Bylisi, që më parë kishte kontestuar fort caktimin me short të gjyqtarit Kridens Meta, tani ndodhet në kuotën e 28 pikëve, duke e komplikuar më shumë situatën e gjashtë vendeve të fundit, që ndahen nga njëra-tjetra me vetëm 4 pikë, kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje për t’u luajtur.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 29
25.04.2009, 16:30

Apolonia-Elbasani     3-1
Sead Haxhibulic 27’, Semir Haxhibulic 56’, Brkic 77’/ F.Xhafa 51’

Bylis-Partizani         1-0
Nënaj 10’

Dinamo-Shkumbini     3-0
Plaku 8’, 65’, 83’.
Karton i Kuq: Bizhyti (SH) 19’

Lushnja-Flamurtari     1-1
E. Xhafa 36'/ Brajkovic 87’
Karton i Kuq: Bubeqi (L) 62’, Veliu (F) 62’

Tirana-Teuta        4-1
Memelli 8’, 85’,  D.Xhafaj 42’, Agolli 86’/ Vila 31’

Vllaznia-Besa        3-2
Sinani 25’, 48’, Dhembi 60’/ Sakaj 8’, Fortunat 31’

RENDITJA

Tirana             58
Vllaznia             57
Dinamo             51
Shkumbini             44
Teuta             41
Besa                 39
Flamurtari         32
Partizani             30
Elbasani             30
Lushnja             30
Apolonia             29
Bylis             28

E Shtune, 25 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›