E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana-Dinamo 1-0, Gilmangol

/* */

Një gol i Gilman Likës (20’) vendosi fatin e derbit numër 135 midis Tiranës dhe Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore, duke u dhënë bardhebluve tri pikë të rëndësishme dhe vendin e parë në grup.

Në fakt, sfida midis dy skuadrave me më shumë tituj kampionë në Shqipëri: Tirana, 24; Dinamo, 18, nuk u përgjigj aspak emri të dy skuadrave.

Edhe pse pritej një ndeshje e lehtë për rekordmenët e Shqipërisë, djemtë e Rubios ishin shpesh herë të paqartë.

Dinamo e drejtuar nga Artan Mërgjyshi rrezikoi më shumë portën e mbrojtur nga ish-i blu, Ilion Lika, por pa mundur të shënojë duke pësuar humbjen e tetë në dhjetë ndeshje, dhe mbetur sërish -1 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›