E Diel, 1 Nëntor 2026

Bylis-Shkumbini 5-2, rul ballshiot

/* */

(ALBANIA-SPORT) -- Bylis i bëri një nisje të shkëlqyer sezonit të ri, duke triumfuar 5-2 ndaj Shkumbinit, në “Adush Muça”, edhe pse ballshiotët luajtën nga minuta e 79-të me dhjetë lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të portierit Stiv Frashëri.

Amarildo Dimo u bë autori i golit të parë në sezonin 2011-2012, në takimin e javës së parë, Bylis-Shkumbini. Kapiteni ballshiot shënoi me penallti në minutën e 10-të.

Pas katër minutash, barazoi Roland Dervishi i Shkumbinit, po me penallti.

Oriand Abazaj shënoi golin e dytë të Bylisit, vetëm pas dy minutash në pjesën e dytë. Uashington realizoi në minutën e 66-të rrjetën e tretë për formacionin e presidentit Besnik Kapllanaj. Erlind Koreshi firmosi në të 68’ pokerin ballshiot.

Endri Magani shënoi golin e dytë për Shkumbini në minutën e 79-të. Portieri i Bylisit, Stiv Frashëri, u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli ndaj Dervishit.

Një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, Dimo shënoi golin e pestë për Bylisin, duke fiksuar edhe fitoren e thellë 5-2.

Për Bylisin, kjo ishte fitorja e 10-të, në 20 ndeshje historike kundër Shkumbinit (8 fitore, 2 barazime).

KATEGORIA SUPERIORE
Sezoni 2011-2012

JAVA 1, 10-12 shtator

Të shtunën, 10.09

Bylis-Shkumbini 5-2
Shënues: Dimo 10’ (p), 89’, Abazaj 47’, Uashington 66’, Koreshi 68’/Dervishi 14’ (p), Magani 79’

Vllaznia-Laci 3-1
Shënues: Sukaj 73’, 80’, 90’ /Emurllahu 43’

Skënderbeu-Tomori    20:00

Të dielën, 11.09

Apolonia-Dinamo                   15:00
Flamurtari-Kamza       *          16:00

Të hënën, 12.09

Kastrioti-Pogradeci     16:00
Tirana-Teuta                18:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›