E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnja tregon dhembet, Besa e dobet

/* */

(ALBANIA-SPORT) -- Lushnja tregoi fuqinë e saj, duke regjistruar fitoren me të thellë në javën e parë të Kategorisë së Parë.

Lushnjarët fituan 5-0 në “Roza Haxhiu”, kundër një Mamurrasi që bëri shumë pak. Seria e golave:  Bufasi 14’, Topi 52’, Baci 78’ (aut), Sefa 86’ dhe Gjoni 89’.

Besa e nisi shumë keq rikthimin në Kategorinë e Parë. Edhe pse shënoi e para me anë të Roshit, Caka dhe Bilibashit firmosën fitoren 2-1 të Gramozit.

Fitore në transfertë regjistroi edhe Ada e Velipojës, me fitoren 2-0 në Burrel: Puka 16’ dhe Pëllumbaj 73’.

Besëlidhja fitoi 1-0 me debutuesen Himara, me një gol të Dibrës (46’).

Në Gjirokastër, Jasmin Raboshta, me penalltinë e realizuar në minutën e 78-të, i dhuroi fitoren Luftëtarit kundër Vlorës (1-0). Dy ekipet e mbyllën me nga dhjetë lojtarë, pas ndëshkimeve më karton të kuq nga ana e gjyqtarit Cjapi.

Në Sarandë, Butrinti fitoi 2-0 kundrët ekipit tjetër debutues, Kukësit, fale golave te Kokes dhe Dortit.

Në Corovodë, Skrapari dhe Elbasani ndanë nga një pikë në barazimin e bardhë.

Në Shijak, Iliria e Fushë-Krujës humbi 2-1 me Gramshin. Marishta 6’ dhe Llezi 70’, zhvlerësuan barazimin e përkohshëm të Ujkës (65').

KATEGORIA E PARË
Java I, 10.09.2011

Skrapari-Elbasani 0-0

Besëlidhja-Himara  1-0
Shënues: Dibra 46’

Luftëtari-Vlora 1-0
Shënues: Raboshta 78’ (p)

Lushnja-Mamurrasi 5-0
Shënues: Bufasi 13’, Topi 51’, Baci 75’ (aut), Sefa 84’, Gjoni 88’

Butrinti- Kukësi 2-0
Shënues: Koka 28’, Dorti 90’

Burreli-Ada 0-2
Shënues: Puka 16’, Pëllumbaj 68’

Besa-Gramozi 1-2
Shënues: Rroshi 9’/Caka 74’, Bilibashi 88’

Iliria-Gramshi 1-2
Shënues: Ujka 65’/Marishta 10’, Lezi 73’

RENDITJA
1     Lushnja         1     3
2     Ada            1    3
3     Butrinti        1     3
4     Gramozi        1     3
5     Gramshi         1     3
6     Besëlidhja     1     3
7     Luftëtari        1     3
8     Elbasani         1      1
9     Skrapari         1     1
10     Besa             1     0
11     Iliria        1     0
12     Himara         1     0
13     Vlora         1     0
14     Burreli         1     0
15     Kukësi         1     0
16     Mamurrasi         1     0

Golashënuesit
1 gol: Dibra (Besëlidhja), Raboshta (Luftëtari, 1 p), Topi (Lushnja), Sefa (Lushnja), Gjoni (Lushnja), Bufasi (Lushnja), Puka (Ada), Pëllumbaj (Ada), Roshi (Besa), Caka (Gramozi), Bilibashi (Gramozi), Ujka (Iliria), Marishta (Gramshi), Lezi (Gramshi), Kola (Butrinti), Dorti (Butrinti)

Autogol: Baçi i Mamurrasit në favor të Lushnjës

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›