E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia-Laci 3-1, tripletë e Sukajt

/* */

(ALBANIA-SPORT) -- Falë një triplete të Xhevair Sukajt, brenda 17 minutave të fundit, Vllaznia përmbysi dizantazhin duke fituar 3-1 me Laçin, në javën e parë të sezonit 2011-2012.

Një fitore me shumë vlerë për formacionin e Mirel Josës dhe një nisje e bukur nën administrimin e Bashkisë së Shkodrës.

Në fakt, ishte Buhran Ermullahu i Laçit, i cili duke përfituar nga një gabim i Braçan Popoviçit të Vllaznisë, shënoi në minutën e 43-të golin për ekipin mik.

Përpjekjet e shumta të Armando Vajushit dhe Xhevair Sukajt, u shpërblyen me golin e këtij të fundit në minutën e 73-të. Vajushi kombinoi me Sukaj dhe Xhevairi realizoi golin e dytë në minutën e 80-të.

Sulmuesi i talentuar shkodran kompletoi tripletën e tij me golin e tij në minutën e 90-të.

Gjatë pjesë së parë, Doku i Laçit, i dëmtuar u transportua me ambulancë drejt spitalit të Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.  

Për Vllazninë, kjo ishte fitorja e 19-të, në 26 ndeshje historike me Laçin (4 fitore, 3 barazime), teksa ja vlen të theksojmë se për shkodranët ishte fitorja e pestë rresht e shkodranëve, përfshirë dy sezonet e fundit.

Për koincidencë, edhe fitorja paraardhëse e Vllaznisë, ishte fiksuar po në shifrat 3-1, por i fiksuar në Laç, e me të njëjtin skenar. I pari shënoi Hysa, më pas erdhën dhe tre golat e shkodranëve të shënuar nga Sinani, Gocaj dhe Shtubina.

KATEGORIA SUPERIORE
Sezoni 2011-2012

JAVA 1, 10-12 shtator

Të shtunën, 10.09

Bylis-Shkumbini 5-2
Shënues: Dimo 10’ (p), 89’, Abazaj 47’, Uashington 66’, Koreshi 68’/Dervishi 14’ (p), Magani 79’

Vllaznia-Laci 3-1
Shënues: Sukaj 73’, 80’, 90’ /Ermullahu 43’

Skënderbeu-Tomori    20:00

Të dielën, 11.09

Apolonia-Dinamo                   15:00

Flamurtari-Kamza       *          16:00

Të hënën, 12.09

Kastrioti-Pogradeci     16:00

Tirana-Teuta                18:00

* Luhet në Gjirokastër    

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›