E Diel, 1 Nëntor 2026

Bylis kërkon fitoren e parë në transfertëNë dy përballjet sezonale me Teutën, Bylisi humbi në fazën e parë 1-0 (gol i Vilës me penallti) dhe fitoi 2-0 në Ballsh me dy gola të shënuar në pesë minutat e fundit (Muça 85’, Bakiu 89’).

Bylisi është i vetmi ekip i Superligës, që nuk ka mundur të fitojë qoftë dhe një takim të vetëm jashtë Ballshit (15 ndeshje, 5 barazime, 10 humbje).

Por, në kampin ballshiot të gjithë besojnë se pas fitores kundër Partizanit (1-0), mund të guxojnë të marrin tri pikët e “rënda” kundër Teutës në “Niko Dovana”, pavarësisht se kjo e fundit do të luajë në shtëpi pas humbjes dramatike 4-1 me Tiranën një javë më parë.

Mesfushori kroat Dejan Godar (11 ndeshje këtë sezon), një nga nëntë të huajt e Bylisit, u shpreh për mediat se skuadra e tij e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, pasi nuk është e lehtë të kalosh një skuadër cilësore si Teuta (41 pikë).

“Kemi moral të lartë pas fitores me Partizanin, dhe ndaj Teutës kam besimin se do të triumfojmë”.

Në fakt, Bylis ka në përbërje një grup cilësor lojtarësh, por rezultatet, sidomos në transfertë (vetëm 5 pikë), e kanë lënë formacionin e drejtuar nga Hysen Dedja (trajneri i tretë sezonal) në vendin e fundit me 28 pikë, vetëm 2 më pak se Elbasani i vendit të 9-të (ekip në zonën e play-out ashtu si dhe Lushnja).

Në dy përballjet sezonale me Teutën, Bylisi humbi në fazën e parë 1-0 (gol i Vilës me penallti) dhe fitoi 2-0 në Ballsh me dy gola të shënuar në pesë minutat e fundit (Muça 85’, Bakiu 89’).

E Enjte, 30 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›