Paralajmërohet Apolonia, Partizani 2-0 me DajtinStatistikat e këtij sezoni janë kundër të kuqve, pasi 15-herë kampionët e Shqipërisë i kanë humbur dy takimet me fierakët: 0-1 në fazën e parë (java 5) në kryeqytet dhe 3-1 në fazën e dytë (java 1

Partizani të shtunën do të përballet me Apoloninë (java 30), në një tjetër sfidë “për jetë a vdekje” në luftën për mbijetesë në Kategorinë Superiore, kur kanë mbetur edhe katër javë nga përfundimi i sezonit.
Në testin e së e mërkurës, formacioni i Shpëtim Duros fitoi 2-0 kundër Dajtit (Kategoria e Parë). Golat u shënuan nga Eradi Mërtiri dhe Alban Dashi.
Partizani vjen në përballjen e tretë sezonale kundër Apolonisë, pas humbjes 1-0 me Bylisin në Ballsh (të kuqtë patën kontestime të fuqishme për anësorin Genc Maloku), ndërsa skuadra e Esad Karishikut pas fitores 3-1 me Elbasanin në Fier.
Statistikat e këtij sezoni janë kundër të kuqve, pasi 15-herë kampionët e Shqipërisë i kanë humbur dy takimet me fierakët: 0-1 në fazën e parë (java 5) në kryeqytet dhe 3-1 në fazën e dytë (java 16) në “Loni Papuçiu”.
Partizani pas 29 javësh ka grumbulluar 29 pikë (13 pikë në shtëpi), një pikë më shumë se Apolonia (29 pikë, nga këto 8 pikë në transfertë). Skuadra fierake ka mbrojtjen më të dobët të kampionatit: 40 gola të pësuar.
E Enjte, 30 Prill 2009