E Diel, 1 Nëntor 2026

Bylisi, akuza FSHF-së e gjyqtarëveSipas drejtuesve të Bylisit, skuadrës së tyre i janë hequr nga “xhaketat e zeza”, 16-17 pikë. Bylis gjatë këtij sezoni ka parë në bankinë tre trajnerë: Faruk Sejdinin, Dashnor Dumen dhe tani Hysen Dedjen.

Edhe pse presidenti Besnik Kapllanaj ka shpenzuar shuma kolosale në të dyja merkatot, verore e dimërore, Bylisi i tij pas 20 javësh kampionat gjendet në vendin e fundit me 18 pikë (4 fitore, 6 barazime e 10 humbje).

Bosi i skuadrës ballshiote, i cituar nga “Panorama Sport”,  akuzoi gjatë një konference shtypi direkt Federatën Shqiptare të Futbollit dhe presidentin e saj, Armand Duka, se po ndërhyjnë politikisht për të shkatërruar skuadrën mallakastriote për t’u bërë ndere skuadrave që i shkojnë për shtat politikave të tij.

Sipas Kapllanajt, në grupin “Pro Duka” janë përfshirë edhe drejtuesit e Apolonisë dhe ata të Flamurtarit. “Këtë shqetësim ia kemi përcjellë edhe shefit të Garave, Ilir Shulkut, i cili e ka  mohuar këtë”, - citohet presidenti i Bylisit, i cili shton se ndaj Bylisit gjyqtarët po veprojnë pa mëshirë, ku rasti i fundit ishte ai i gjyqtarit Elvis Peza në ndeshjen Bylis-Flamurtari (1-1).

Sipas drejtuesve të Bylisit, skuadrës së tyre i janë hequr nga “xhaketat e zeza”, 16-17 pikë. Bylis gjatë këtij sezoni ka parë në bankinë tre trajnerë: Faruk Sejdinin, Dashnor Dumen dhe tani Hysen Dedjen.

E Merkure, 18 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›