Karchev: Jo hap fals me TiranënIsh-mbrojtësi i Rabotnickit (5 sezone), i rikthyer te Elbasani pas aventurës gjashtë mujore me Terek Groznin (1 ndeshje) në kampionatin rus, beson se Elbasani i ka të gjitha forcat për të marrë rezultat pozitiv me

Maqedonasi Nikola Karchev (27 vjeç, 2 ndeshje këtë sezon me Elbasanin) ishte një ndër shtatë blerjet dimërore të 2-herë kampionëve të Shqipërisë.
Ish-mbrojtësi i Rabotnickit (5 sezone), i rikthyer te Elbasani pas aventurës gjashtë mujore me Terek Groznin (1 ndeshje) në kampionatin rus, beson se Elbasani i ka të gjitha forcat për të marrë rezultat pozitiv me Tiranën në takimin e vlefshëm për javën e 21-të Kategorisë Superiore.
“Tirana ëshë një skuadër e fortë, por neve na duhen më shumë se kurrë pikët. Shpresoj të mos bëjmë hapa fals kundër Tiranës”, - tha mbrojtësi, i cili nuk u aktivizua në barazimin 0-0 të Elbasanit me Vllazninë në “Ruzhdi Bizhuta”.
Nnë tri ndeshjet e para të vitit 2009, Elbasani ka mundur të marrë një fitore me Teutën (1-2), një barazim me Vllazninë (0-0) dhe një humbje me Lushnjën (1-0).
Në total në 20 javët e luajtura, 2-herë kampionët e Shqipërisë kanë koleksionuar vetëm 5 fitore (9 barazime, 6 humbje, 24 pikë në total, vendi i 8-të).
E Merkure, 18 Shkurt 2009