E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasan Lika: Partizani nuk ka asnjë problem

"Partizani nuk ka probleme". Deklarata është e trajnerit Hasan Lika, i cili ka disa ditë që është rikthyer nga Shtetet e Bashkuara.
"Demat" do të nisin fazën përgatitore, më 20 qershor, ku do të nisin edhe ditët lodhshme për një paraqitje të mirë në Kupën UEFA.
"Skuadra ekziston dhe lojtarët do të fillojnë shumë shpejt seancat stërvitore", - tha Lika për "Metropol Sport". "E përgjithshmja është pozitive".
Në lidhje me cështjen "Abilaliaj", Lika pohoi se ai nuk ka probleme me lojtarët. "Partizani ka nevojë për të dhe besoj se dhe lojtari e di".
Partizani ka bërë disa blerje gjatë merkatos. Trajneri nënkampion vlerëson: "Së bashku me presidentin (Xhani) po punojmë për të kompletuar një ekip pretendent".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›