Basha I prekur qe jam kryebashkiaku juaj
Menjehere pas vendimit te KQZ-se ka reaguar kandidati i shpallur fitues per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha. do vote u numerua dhe pritja per rezultatin final ia vlejti sepse u garantua degjimi i zerit te cdo qytetari. Dhe tani qe zeri juaj u degjua jam i prekur dhe i perunjur qe 95 qytetare me shume votuan qe une te jem kryebashkiaku juaj i ardhshem. Une besoj se zeri i cdo qytetari duhet degjuar ndryshe mendon z. Rama. Ne nuk mund te biem dakord per cdo gje por te gjithe ne duhet te pranojme vendimet e institucioneve te pavarura dhe Kolegji Zgjedhor foli qarte kur tha se cdo vote duhet numeruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por tanime ne vend qe te pranoje se donte te ndrynte zerat e qytetareve z. Rama ka zgjedhur te leshoje akuzat me absurde dhe false ne nje rrekje te fundit per te nxire nje proces qe te gjithe qytetaret e pane te shpalosej drejtpersedrejti ne ekranet e tyre tha Basha. Kandidati demokrat beri te ditur se do te pranoje vendimin e Kolegjit cilido qofte ai. Keto ishin zgjedhje me diference te ngushte dhe procesi mund te zgjase edhe pak. Une jam i vendosur te pres me durim dhe qetesi deri ne perfundimin e tij dhe pastaj do te jete detyra ime qe te punoj per tu bashkuar te gjithe se bashku si ata qe votuan dhe ata qe nuk votuan per mua per te punuar per zgjidhjen e problemeve tona te perbashketa. Sot jam i prekur dhe i mrekulluar nga mbeshtetja juaj por edhe me optimist se kurre per te ardhmen e qytetit tone tha Basha. Demokrati tha me tej se se shpejti do te nise punen si kryetar i bashkise.