Bylykbashi: Propozimi i PS për hapjen e kutive prishte konsensusin

Komisioni parlamentar për reformën zgjedhore është përfshirë sot nga debatate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me pocedurat e hapjes së kutive të votimit.
Në një prononcim për mediat, përfaqësuesi i PD-së Oert Bylykbashi ka theksuar se Propozimi i PS-së për hapjen e kutive me materialet zgjedhore që sipas tij do të shtonte ngarkesën e punës.
“Kishin rënë dakort që materialet zgjedhore të mos hapeshin në qendrat e votimit përveç rasteve ku kontatohen mangësi dhe KQZ-ja do t`i hapte vetëm nëse do të ketë ankimim” theksoi Bylykbashi.
Sipas tij është bërë një formulë që ndryshon konsensusin e arritur dhe do të krijonte një problem të madh sepse nëse hapen kutitë kjo gjë do shtonte ngarkesën e punës dhe do të rrënonte procesin ankimor.