Presidenti, shtyhet takimi mes Nanos dhe ambasadorit Sequi

Shtyhet takimi mes kandidatit të vetëshpallur për postin e kreut të shtetit, Fatos Nano dhe ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi.
Takimi i planifikuar për ditën e sotme është shtyrë për shkak të axhendës së ngjeshur të ambasadorit Sequi.
Ky takim do të zhvillohej në vazhdën e konsultimeve që ish-lideri i PS-së Fatos Nano dëshiron të bëjë edhe me faktorin ndërkombëtar.
Më herët, Nano është takuar me ambasadorin amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu, i cili e ka vlerësuar Nanon si kandidat serioz.
Ndërkohë ditën e djeshme Nano është takuar edhe me kreun e PBDNJ-it Vangjel Dule ku mori edhe mbështetjen e këtij të fundit.
Ai është takuar më herët edhe me kreun e LSI-së Ilir Meta, kreun e PS-së Edi Rama, kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi ndërsa pritet dhe një takim me kryeministrin Berisha.