Lorik Cana: “Ta fillojmë me këmbë të mbarë”

Mesfushori simpatik i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës franceze të Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, gjykon se grupi te Marseja është gati të fillojë sfidën në kampionatin transalpin. Cana pohon se "duhet të fillojmë me këmbën e duhur" pasi sipas tij fillimi i mbarë i sezonit do të kondicionojë gjithë pjesën tjetër të sezonit. Në një intervistë të dhënë për mediat franceze dhe të publikuar në sajtin www.football.fr, Cana jep disa nga mendimet e tij në lidhje me sezonin e ri futbollistik në Franc që fillon për ekipin e tij vetëm pas tre ditësh.
- Lorik, dihet se ndeshjet miqësore nuk mund t'i zëvendësojnë kurrë ato të kampionatit. C'mund të na thoni, kur këtë javë do të debutoni në kampionit, ditën e dielë, kundër Sedanit?
- Po behën pesë javë që po kryejmë përgatitjet. Është një kohë e gjatë dhe e mjaftushme. Ndeshjet në Kupën Intertoto na kanë bërë shumë mirë, për më tepër që kemi arritur të kualifikohemi. Tashmë duhet të synojmë kampionatin që qendron edhe filli ynë i kuq për sezonin tonë. Është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne. Për më tepër, kur dihet se na kushtoi shumë shtrenjtë fillimi i keq në sezonin e vitit të kaluar. Pra, kësaj here, kemi dëshirë ta fillojmë me kembë të mbarë.
- Ekziston një dëshirë e mirë, por fizikisht a është grupi i gatshëm për këtë filllim kampionati?
- Po. Unë mendoj se ne jemi gati. Nuk mund të thuhet kurrë se jemi në 100% për ndeshjen e parë të kampionatit. Por, unë besoj se kemi kryer një punë shumë të mirë, si në planin fizik se dhe ne atë të grupit. Ju premtoj se do të jemi në kondicion shumë të mirë për të sulmuar fort në premierën e kampioanatit.
- Pikërsiht, për ditën e parë të kampionatit, Olimpiku i Marsejës do të përballet me Sedanin, një ekipi i porsangjitur. Mund edhe të jetë kjo një ndeshje "kurth" për formacionin olimpikas...
- Po, këto lloja ekipesh bëjnë c'është e mundur për ta filluar mirë debutimin e tyre të parë në kampionat. Ashtu si të gjitha ekipet që ngjiten nga Liga 2, kanë kualitete. Sedanezët mund të mbështeten fort te publiku i tyre shumë i mirë. Kur ju e filloni kampionatin në shtëpi, përballë Olimpikut të Marsejës, ndeshja merr një tjetër kuptim. Lojtarët sedanezë do të kenë patjetër një dëshirë të madhe për të fituar. Por tani, edhe ne kemi një dëshirë akoma më të madhe, pasi dua të rikujtoj edhe njëherë se debutimi ynë në fillimi të sezonit do të kondicionojë edhe pjesën tjetër të sezonit.
Pergatiti: Dash Frashëri