Bylykbashi rikthehet me besim ne vetvete: E meritoja kombetaren!
Dorian Bylykbashi i eshte rikthyer ekipit kombetar, fale nje "reforme" qe u deklarua dhe me tej u finalizua nga trajneri kuqezi, Ari Han pas zhgenjimit ne Malte. Trajneri i kombetares, Han, ishte deri ne Ukraine, per te vezhguar lojtaret tane qe aktivohen atje dhe ne fund vendosi qe te ftoje mesfushorin elbasanas, i cili edhe me pare ka qene pjese e kuqezinjve, madje nen drejtimin e holandezit. Pas rikthimit te dyte, Bylykbashi thekson se merita i takon punes qe ai ka kryer gjate muajve te kaluar. "Kam punuar qe te perfaqesohem me mire me ekipin tim ne Ukraine dhe ia kam dale mbane", - thekson Dorian Bylykbashi. "Per kete arsye mendoj se me ka ftuar edhe trajneri, qe te jap kontributin tim ne kombetare. Tani me mbetet qe te tregoj veten time. Do te jem i impenjuar maksimalisht". Rikthimin ne radhet e kuqezinjve mesfushori 28 vjecar, e sheh si nje mundesi, per te justifikuar besimin qe i eshte dhene nga ana e trajnerit. "Per cdo futbollist, perfaqesimi ne kombetare eshte nje tregues i rendesishem. Tani qe i jam rikthyer kombetares, deshiroj qe te aktivizohem dhe te tregoj veten time ne fushe", - thote Dorian Bylykbashi. Vorlska, ekipi ukrainas i ka besuar Bylykbashit shiritin e kapitenit. Ne te njejtin ekip aktivizohen edhe dy lojtare te tjere shqiptare, Bulku dhe Hidi, qe jane gjithashtu pjese e ekipit tone kombetar. "Te gjithe lojtaret qe grumbullohen ne ekipin kombetar, kane pergjegjesi me te madhe. Kemi dy ndeshje te veshtira dhe per te gjithe, mendoj se do te vleje impenjimi dhe arritja e rezultateve pozitive". Dorian Bylykbashi, nje ish-mesfushor i Elbasanit dhe i Partizanit ne kampionatin shqiptar, vazhdon te mbaje te njejten peshe edhe ne Ukraine, me ekipin e Vorlskes ne sezonin e tij te trete.