Memelli, tani me i vlefshem se Bogdani
Aranit Muraci
Futbollisti i "perjashtuar" nga ekipi yne kombetar, mes kontingjentit te titullareve, Erjon Bogdani, kerkon te binde trajnerin Ari Han, se ka gabuar serish. Nese deri dje Han ishte ne qender te kritikave, se i kishte besuar nje vend lojtarit te Kievos, kur ky i fundit nuk aktivizohej dhe jo me te shenonte ndonje gol, tani eshte e kunderta. Bogdani i eshte rikthyer formacionit baze dhe po shenon ne nje kampionat me prestigj te larte, si Seria A. Bogu shenoi ne fundjave, ndaj Lacios, ne Olimpko. Shtatlarti do te jete ne formacion baze edhe ndaj Palermos, ne ndeshjes e javes se ardhshme. 33-vjecari nuk e ka komentuar zgjedhjen e fundit te trajnerit, sepse ne fakt, ne kater ndeshjet e para eliminatore te Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010", atij i eshte besuar pesha kryesore ne sulm, duke lene ne stol te thirrurit e tjere dhe nuk tregoi asgje me paraqitjet e tij. Autori i 9 golave me ekipin tone perfaqesues, ndaj Maltes, shperdoroi nje rast ideal per gol dhe ne pjesen me te gjate te kohes ishte totalisht jashte formes se tij, c'ka duket se me kaq trajneri eshte mjaftuar, per te ndryshuar mendje dhe per t'i gjetur zevendesuesin. Kujtojme se para Maltes, Ari Han "pertypi" cdo kritike ndaj zgjedhjeve te tij per Bogdanin, duke thene me bindje se ai vlente me teper, se Memelli: "Nje lojtar stoli qe luan ne Seria A, vlen me teper se nje lojtar titullar i kampionatit shqiptar qe shenon shume gola." Per kete arsye Migen Memelli, autori i 13 golave ne kampionat mbeti jashte formacionit kuqezi, ne ndeshjet e kaluara. Prandaj prove e Bogdanit, qe eshte edhe lojtari qe ka shenuar me teper gola, nga sulmuesit e tjere te kombetares, do te jete ndeshja e radhes me Palermon. Kujtojme se nje ftese per ne kombetare priste edhe sulmuesi tjeter, Edmond Kapllani, vendin e te cilit e ka zene Xhevahir Sukaj, qe para ndeshjes me Malten. Kapllani eshte justifikuar me faktin qe nuk shenon, se aftesite e tij nuk mund te maten, kur ai qendron vazhdimisht ne stol.