Dhuna ne Kishe, nderhyn Presidenca
Lac- Skandali ne Kishen e "Shen Ndout" tre jave me pare, kur dy vellezer u akuzuan se dhunuan priftin dhe besimtaret gjate meshes, ka shqetesuar edhe Presidentin Bamir Topi. Pasi Gjykata e Kurbinit la te lire Ylli e Astrit Vlashin, diten e djeshme kane qene te pranishem ne qytet tre keshilltare te Presidences. Mesohet se qellimi i vizites ishte verifikimi i dosjes hetimore, ndaj dy te dyshuarve qe sulmuan kishen per motive pronesie. Keshilltaret juriste te Presidentit, kane inspektuar fillimisht Komisariatin e Kurbinit, ku kane kerkuar informacione per hetimin e kryer ndaj vellezerve Vlashi dhe me pas, kane zbarkuar ne prokurori dhe gjykate. Ne perfundim te vizites ata kane kontaktuar edhe at Mikel Pellumbajn, priftin e Kishes se "Shen Ndout", i cili denoncoi vellezerit per sulmin dhe pervetesimin e prones. Pellumbaj ka pretenduar se gjykata u ka dhene padrejtesisht niperve te kryebashkiakut te Lacit, Luigj Isufi, siperfaqen prane Kishes, ne komunen Milot. Madje kryekomunari deklaroi se kjo zone i perket institucionit vendor, po prej vitesh eshte marre nga bashkia Lac. Gjithashtu prifti ka rrefyer edhe ngjarjen e ndodhur ne meshe, ndersa u shpreh i habitur me faktin e lirimit te vellezerve Vlashi pas agresionit. Policia e Kurbinit arrestoi pas ngjarjes se bujshme te dyshuarit per "dhunim te institucioneve fetare", "kanosje" dhe "prishjes se rendit e sigurise, e pengim te veprimtarise fetare", qe parashikonin te pakten denimin me 7 vite burg. Por prokuroria kerkoi gjate mases se sigurise vetem "detyrim paraqitje" ndaj vellezerve Vlashi, pasi mungonin provat. I indinjuar nga ky vendim, prifti Mikel Pellumbaj iu drejtua Presidentit, Prokurorise se Pergjithshme, Kryeministrise dhe Ministrise se Drejtesise. Madje ai vuri ne dijeni edhe Vatikanin ne Itali, ndersa e quajti lirimin e te dyshuarve si kercenim ndaj Kishes Katolike. Vellezerit Vlashi, kane ngritur ne territorin e Kishes nje lokal, dhe ky ka qene shkaku i konfliktit qe perfundoi me kercenim gjate meshes, tre jave me pare.
Konflikti Kishe-pronar, asnje zgjidhje
Kisha Katolike kerkoi prishjen e lokalit, duke hedhur ceshtjen ne gjykate. Kisha e "Shen Ndout" eshte e njohur per frekuentimin e saj nga vizitoret pelegrine. Madje tashme pelegrinazhi ka nisur prej disa ditesh, ku mijera besimtare i drejtohen objektit me lutje, per paqe e lumturi. Kisha paditi vellezerit Vlashi per pronesine, por gjykata u dha te drejte atyre per aktin e vitit 1993, si pronare te nje dynymi toke. Kisha kontestoi vendimin, ndersa gjykata u shpreh se nuk kishte ligjeruar ndertimin, por vetem pronesine. Gjykata u shpreh se ka miratuar vetem prishjen e objektit, por vendimi nuk ekzekutohet nga Policia Ndertimore.