"Zinxhiri i nderprere" prangos 3 mjeshtrit e bastisjeve
Tre te rinj jane arrestuar dje nga Policia e Kurbinit, pasi ishin bere tmerri i biznesmeneve dhe qytetareve, duke bastisur dhjetera shtepi e dyqane. Operacioni i koduar "Zinxhiri i nderprere" ka vene ne pranga Vladimir Hiskun, Arben Tanushin, si dhe A. U., banues ne Lac. Te dyshuarit jane kapur gjate tentatives se djeshme, per te vjedhur nje dyqan ushqimor. Te rinjte akuzohen edhe per vjedhjen me thyerje ne 15 gusht 2008, te nje banese ne Lezhe, te nje dyqani me 14 mars 2009 ne Lac, nje pike shumice me 23 shkurt 2009, ndersa iu eshte bllokuar edhe mjeti "Benz" me targe LA 4970A, nje sepate, nje leve, dy pale doreza plastike, nje kacavide, dy kapuca trikotazhi ne forme maske dhe dy radio komunikuese te tipit "Motorola".
A.B.
A.B.