Bylykbashi, sinjale nga Rusia

Mesfushori sulmues i Kombëtares shqiptare, Dorian Bylykbashi, i cili luan në Ukrainë me Krivbas Kriv Rig, mund të transferohet në një skuadër e Premier Ligës ruse. Ish-futbollisti i Partizanit e bëri të ditur lajmin gjatë një interviste për gazetën "Sport Ekspres": "Si cdo lojtar tjetër edhe unë gjendem në merkato, - tha 27-vjecari. "Kontrata ime me Krivbasin përfundon shumë shpejt dhe për momentin kam oferta nga një klub rus i Premier Ligës, por dhe nga disa skuadra të mira në Ukrainë".
OSMANI – Portieri durrsak Alfred Osmani, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Tiranës, është në fokusin e skuadrave ukraianase e greke. Sipas 25-vjecarit, më e interesuar për të po tregohet skuadra greke e Erogetelis, ku më parë ka luajtur edhe Altin Haxhi. "Shpresoj të bëhet realitet, pasi një eksperiencë jashtë vendit do të ishte me vlera për mua", - citohet Osmani.