E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen Salihi, gol dhe karton i kuq

Hamdi Salihi është shndërruar në një "killer". Sulmuesi shkodran shënoi sërish për skuadrën e tij austriake, SV Ried, duke realizuar golin e vetëm për skuadrën e tij në humbjen 2-1 në transfertën kundër Matersburgut.
Salihi realizoi në minutën e 27-të.
Ried e mbylli takimin me nëntë lojtarë, duke luajtur për gati 50 minuta me dy lojtarë më pak. Një prej të larguarve ishte edhe bomberi shqiptar Hamdi Salihi, i ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 42-të pjesës së parë. Tri minuta më parë ishte larguar me karton të kuq për Ried, Burgstaler në minutën e 39-të, duke shkaktuar edhe një penallti të shndërruar në gol nga Naumovlki. Për Matersburg golin e fitores e shënoi Mërc, në minutën e 86-të. Për Hamdi Salihin goli kundër Matersburgut ishte i dyti në dy ndeshjet e para të Bundesligës austriake për këtë sezon, e njëkohësiht dhe goli i pestë i sulmuesit të Kombëtares shqiptare në shtatë ndeshje kundër Matersburgut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›