E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujkani e Rih-Reh, nuk arrihet marrëveshja financiare

Pamundësia e arritjes së një marrëveshje në termat financiarë midis presidentit të Tiranës, Refik Halili e dy futbollistëve Emir Ujkani(22 vjec) e kamerunasit Asanga Rih-Rihe (19), nuk i ka lejuar dy kandidatët të veshin fanellën e 23-herë kampioneve për sezonin e ardhshëm, edhe pse trajneri kroat Bllazhe Slishkovic, kishte dhënë përshtypje të mira për ta.
Lajmi bëhet i ditur nga menaxheri i agjencisë "Vata Vison Footbal Management", Mario Cenolli, pas kontakteve me Slishkovicin e kryedonatorin Refik Halili, pohoi se për dy futbollistët me eksperiencë në Belgjikë, shuma e ofruar ishte jashtë parametrave të kualitetit të tyre, cilësi që i dëshmuan gjatë dy ditëve provë te Tirana. Asanga Rihe-Rihe mund të jetë përforcimi i radhës te Dinamo, ndërkohë që kamerunasi mund të luajë në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve, gjithmonë nëse Dinamo do të eliminojë Modricën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›