Prizreni, flamurmbajtësi shqiptar në Pekin 2008

Said Prizreni do të jetë flamurmbajtësi i delegacionit sportiv shqiptar në Lojërat Olimpike Verore "Pekin 2008", që do të zhvillohen në Kinë në gusht të këtij viti (8-24 gusht 2008). Këtë e vendosi Komiteti Olimpik Shqiptar gjatë ditës së djeshme, ku u firmosën edhe kontratat me sportistët olimpistë për pajisjen me bursë të tyre. Delegacioni shqiptar do të grumbullohet në "Chateau Linza" përpara se të niset Pekin, më 27 korrik. Shqipëria do të përfaqësohet në "Pekin 2008" me Lindita Kodrën (qitje), Said Prizrenin (mundje e lirë), Elis Gurin (mundje klasike), Erkand Qeriman, Gerti Trasha e Romela Begaj (të tre në peshëngritje), Dorian Collaku (hedhje cekici). Me ftesë do të marrin pjesë Sidni Hoxha e Rovena Marku (të dy në not), Klodiana Shala (atletikë) dhe Emdond Topalli (xhudo).