E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani në luftë kundër "Ivanit te tmershem"

Ish-trajneri i Dinamos, Ivan Katalanic, prej më shumë se një muaj është në stolin e boshnjakëve të Shiroki Brijeg, kundërshtarit të Partizanit në turin e parë eliminator të Kupës UEFA. 57-vjecari, cili ka debutuar në kampionatin shqiptar me një ndeshje pikërisht kundër Partizanit, të humbur 2-1 (atehërë te të kuqtë debutoi në stol Sulejman Starova), pohoi për midiat boshnkake se i njeh mjaftueshëm karakteristikat e futbollit shqiptar.
VIDEO – "Futbollin shqiptar e njoh, - është shprehur "Ivani i tmershmëm, - pasi kam punuar para dy vitesh në Shqipëri. Përsa i përket Partizanit, kam parë disa video të ndeshjeve të tyre. Kundër tyre do të hedh formacionin më të mirë".
BEJZADE –Sulmuesi i Elbasanit, i huazuar vetëm për ndeshjet e Kupës UEFA nisi dje stërvitjen me Partizanin, ndërkohë që sot nën urdhrat e trajnerit Lika do të jenë edhe Tefik Osmani, Paulin Dhembi, Ylli Shameti e Rajmond Shala. Partizani e zhvilloi fazën përgatitore në Pogradec, por pa mundur të zhvillojë qoftë edhe një ndeshje miqësore, ku Lika të kishte mundësinë edhe për të testuar blerjet e reja të skuadrës. Në majën e sulmit të Partizanit pritet të luajë Marius Ngjela.
UDHËTIMI – Partizani do të udhëtojë drejt Bosnjës ditën e martë me një autobus të ofruar nga kompania e njohur e udhëtimeve "Joy Travel", ku pas shtatë orë udhëtimi do të mbërrijë në destinacion, i gatshëm për të përballuar sfidën e parë kundër Shirokut të Brijegit, një kundërshtar që ka eliminuar dy sezone më parë, Teutën e Durrësit (0-3, në Durrës, 3-1 në Bosnjë). Takimi Shiroki Brijeg-Partizani do të luhet, të enjten (17 korrik) në stadiumin "Pekari" në orën 20:15.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›