E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Tjetër Census për minoritetet, i 2011-s me probleme

Share

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka paralajmëruar një tjetër Census për regjistrimin e popullisë. Sipas tij OMONIA në 6 mujorin e dytë të këtij viti do të implementojë regjistrimin e minoritetit grek në Shqipëri. Reagimi i kreut të PBDNJ-së ka ardhur pasi sipas tij edhe opinioni i Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut dhe respektimit të të drejtave të minoriteteve ka konstatuar probleme në këtë drejtim.

Censusi është kundërshtuar gjithmonë nga pakicat ne vend, edhe pse rezultatet nuk janë bere ende publike. Dule tha se të drejtat e minoriteteve nuk janë respektuar nga qeveria dhe për këtë ka deklaruar se do te ketë një regjistrim te vetin te kryer nga OMONIA. Nëse është e ligjshme një gjë e tillë, kryetari i PBDNJ nuk ka një përgjigje të qartë, por Dule u mjaftua të thotë se tkurrja e njëanshme që iu bë minoriteteve në vend nga Censusi është e patolerueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›