Ndryshime në Qeveri, LSI ndërron ministrat e saj
TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim propozoi sot disa ndryshime në postet ministrore që kjo parti ka në qeverinë Berisha.
Në një konference për shtyp, kreu i LSI-së, Ilir Meta tha se pas mbledhjes së Kryesisë së LSI-së u vendos që; Petrit Vasili, i cili deri në këto momente ka mbajtur pozicionin e ministrit të Shëndetësisë, ka ofruar dorëheqjen nga posti, dhe propozohet të jetë drejtuesi i Komitetit Organizator Zgjedhor, i cili do të bëjë përgatitjet për Konventën Zgjedhore të LSI-së, e cila do të mbahet më 29 dhe 30 shtator 2012.
Meta tha se, LSI ka vendosur që Vangjel Tavo, nga nënkryetarë i Kuvendit të propozohet për postin e ministrit të Shëndetësisë. Nasip Naço, aktualisht ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikë të propozohet për detyrën e nënkryetarit të Kuvendit. Edmond Haxhinasto, të vazhdojë të jetë zëvendëskryeministër dhe të propozohet për postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Edmond Panariti, aktualisht nënkryetarë në Bashkinë e Tiranës, propozohet për ministër i Punëve të Jashtme.
Vendime të tjera të marra në mbledhjen e Krysisë së LSI-së janë, mbledhja e Konventës Kombëtare Zgjedhore më 29-30 shtator. Vendosja e 22 shtatorit ku të gjithë anëtarët e LSI-së do të votojnë sipas parimit 1 anëtarë 1 votë për kryetarin, dhe për zgjedhjen e delegatëve për Konventën. Njëkohësisht, njoftoi Meta, Kryesia shndërrohet në Komitet Organizatorë, që do të bëjë përgatitjet për Konventën Zgjedhore.