Të dhënat e votuesit do regjistrohen nga një aparaturë

Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri
TIRANE- Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në komisionin për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi tha se në qendrat e votimit do të futet një aparaturë, e cila do të regjistrojë të gjitha të dhënat e votuesit, duke futur keshtu per here te pare teknologjine ne procesin zgjedhor.
Duke folur për gazetarët, Bylykbashi tha se po punohet që procedurat e votimit të jenë sa më transparente.
Lidhur me kërkesat e partive të vogla, ai tha se ende nuk ka ardhur asnjë draft në komisionin për reformën zgjedhore.
Rreth 25 parti të vogla, me mbështetjen e Partisë Socialiste, kanë nënshkruar sot një draft ku i drejtojnë komisionit kërkesat e tyre për korrigjimin e sistemit zgjedhor.
Kreu i PDS-së, Paskal Milo më më herët gjatë ditës u shpreh se drafti do ti dërgohet komisionit, ndërsa pritet edhe nënshkrimi nga Partia Demokratike.
Komisioni ka një axhendë të përcaktuar, tha Bylykbashi, ndërsa shtoi se komisioni do përpiqet të trajtojë brenda afateve të gjitha kërkesat.
Komisionit per reformen zgjedhore i skadon sot zyrtarisht afati i veprimit, por Bylykbashi u shpreh se takimet do te vazhdojne ne nivel ekspertesh duke respektuar afatet qe kerkon parlamenti.