E Diel, 1 Nëntor 2026

Byroja Politike përjashton Muho Asllanin: Po i shërben Berishës (përjashtohen dhe dy anëtarë, ishin kundër homoseksualëve)

muho asllaniPërjashtohet nga partia Muho Asllani.

Ish- Sekretari i Parë i rrethit të Durrësit, është shkarkuar  nga funksionet politike pasi ka shkelur rëndë vijën e Partisë e Punës e Rinovuar.

Vendimi për përjashtimin e Muho Asllanit është marrë nga Byroja politike, ku komunisti i orëve të para, jo vetëm që është akuzuar si sabotator, por edhe tradhtar, pasi është vërtetuar se i ka shërbyer Sali Berishës.

Forumi i lartë vendosi në mënyrë unanime përjashtimin e Muho Asllani nga Byroja Politike, shkarkimin si Sekretar Politik i Komitetit Qendror dhe përjashtimin nga Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar. Gjatë diskutimit, shokët e Byrosë vunë në dukje faktin se Muho Asllani ka shkelur vijën e partisë, ka shpërfillur kritikat e shokëve dhe ka kryer edhe në të kaluarën disa veprime të rënda, sikurse ishte kandidimi në Durrës në kohën kur kryetar i PPSH ishte Muharrem Xhafa. Me veprimet e tij, Muho Asllani i ka shërbyer dhe po i shërben Sali Berishës dhe po bashkëpunon me elementë të dyshimtë që punojnë për të sabotuar lëvizjen komuniste në Shqipëri, duke përfshirë edhe ish-aparatçikë të Komitetit Qendror të PPSH, thuhet në deklaratën për shtyp të PPR.

Ndërkohë po gjatë mbledhjes së byrosë së kësaj partie janë përjashtuar dhe Arif Aduri dhe Nikollë Këneta, pasi nuk kanë pranuar programin e partisë për legalizimin e prostitucionit dhe martesave mes homoseksuale.

Qëndrimet që kanë mbajtur dy anëtarët e lartë të kësaj partie, janë cilësuar në kundërshtim me vijën e partisë, ndaj dhe anëtarët e Byrosë politike kanë vendosur në unanimitet përjashtimin e tyre./l.ç

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›