Byzylyku çip, Prokuroria Tiranë eteston tek pedagogu i Inxhinierisë
Të tjera rreth shkrimit Merrte 200 mijë lekë për 1 provim
TIRANE – Do të qëndrojë në arrest shtëpie me byzylyk çip (elektronik) pedagogu i Inxhinierisë së Ndërtimit i arrestuar dje për korrupsion pasiv me studentët. Kjo është masa e kërkuar nga Prokuroria për pedagogun që në këmbim të provimeve u merrte para studentëve të lëndës së tij.
Kjo masë sigurie aplikohet për herë të parë në Shqipëri në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional për metodat e reja të arrestit në shtëpi. Seanca do të zhvillohet në Gjykatën e Tiranës, rreth orës 13:30.
Eduard Isufi u arrestua dje, në kuadër të një hetimi Arrestimi i tij është kryer me vendim gjykate, në sajë të një hetimi intensiv 2 mujor.
Në këmbim të vënies së notave kaluese në provimin e lëndës së tij, pedagogu u merrte studentëve para, shumë e cila varionte nga 20 mijë lekë të rinj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)