E Shtunë, 31 Tetor 2026

Synoni te punoni ne keta sektore, sepse ju rriten gjithmone pagat

Ka disa sektore te ekonomise, te cilet gjenerojne gjithnje e me shume mireqenie per punonjesit e tyre. E konkretizuar kjo me rritje pagash, por ne te njejten kohe edhe me shtim te vendeve te punes per ta. Kete e konfirmojne te dhenat me te fundit te publikuara nga Instituti i Statistikave, sipas te cilave, disa sektore rezultojne qe t’i kene rritur pagat e punonjesve te tyre ne vazhdimesi, por edhe te kene hapur fronte te reja per ta. E para eshte per shembull, industria, e cila figuron me nje rritje prej 1.4% te numrit te te punesuarve ne tremujorin e katert 2012 krahasuar me tremujorin e meparshem. Ndersa sa u perket pagave, raporti konfirmon se ato jane rritur ne nivelin prej 4.5% gjate se njejtes periudhe respektive. E nese do te benim nje krahasim vjetor te pagave, rezulton se ballafaquar me te njejten periudhe te vitit te meparshem, rritja e tyre ne kete sektor ka qene ne nivelin prej 4.1%. Por edhe vete brenda industrise, ka dallime mbi pagat dhe numrin e te punesuarve sa u perket nendegeve te saj. Keshtu, nese numri i te punesuarve ne industrine nxjerrese ne tremujorin e katert 2012 ka nje rritje prej 1.9% krahasuar me tremujorin paraardhes, ne industrine perpunuese, ky tregues rezulton te jete rreth 2.2%. Kurse rritjet vjetore respektive, per te dyja keto nendege te industrise, mesohet se jane ne nivelin prej 4.7% dhe 12.9%. Nga ana tjeter, nese do te krahasonim te dyja keto nendege, per numrin e te punesuarve, konstatojme se ai ne fakt, ka pesuar renie. Respektivisht me -3.4% per industrine nxjerrese dhe -0.8% per industrine perpunuese. Nga ana tjeter, sektori i energjise elektrike, furnizimit me gaz, avull dhe uje, ka pesuar nje rritje vjetore te te punesuarve te saj ne tremujorin e katert 2012 prej 0.6%, ndersa pagat jane rritur 10.0%. Sikunder, rritja e pagave ne kete sektor, ne krahasim me tremujorin pararendes, ka qene rreth 7.6%. Nderkaq, nese do t’i referoheshim sektorit te postes dhe komunikacioneve, do te shihnim gjithashtu, se dhe ai ka pesuar nje rritje te te punesuarve te tij, konkretisht me 4.9 % ne fund te vitit te kaluar, krahasuar me tremujorin pararendes. Ndersa pagat e paguara nga te punonjesve kane pesuar nje rritje ne nivelin prej 13.5%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›